Numrat e përsosur
From Wikipedia, the free encyclopedia
Numër i përsosur quhet numri natyral i cili është i barabartë me shumën e pjestuesëve të tij përveç vetë numrit. Ose numër i përsosur është ai numër i cili është i barabartë me gjysmën e shumës së të gjithë pjestuesve të tij.
Numri më i vogël i përsosur është numri 6 , sepse 1, 2, dhe 3 janë pjestuesit e tij e kemi përjashtuar 6, dhe 1 + 2 + 3 = 6.
Pastaj numri i dytë i përsosur është 28 = 1 + 2 + 4 + 7 + 14. dy numrat vijues janë 496 dhe numri 8128.
Këto katër numra të përsosur ishin të vetmit të njohur në fillimet e matematikës në Greqinë antike.