Përdoruesi diskutim:Arber jashari
From Wikipedia, the free encyclopedia
UPS Me zhvillimin e hovëshëm të industrisë dhe teknologjisë, nevoja për furnizim të pandërprerë është e madhe, sidomos tek ata shpenzues të cilët kërkojnë furnizim të pandërprerë për shakak të sigurimit të të dhënave të qendrave të mëdha kompjterike, të qendrave medicionale të cilat kanë ndikim të madh për shëndetin e njeriut. e shumë shpenzuesve të tjerë që kanë pothuajse efekte të njejta. Këtë problem të madhë të këtyre shpenzuesve (të ndjeshëm) e ka zgjidhur zbulimi i sistemeve për furnizim të pandërprerë – UPS-at. Këto sisteme për herë ta parë janë zhvilluar rreth viteve të 50-ta të shekullit të kaluar (XX) dhe sot kanë arritur deri te një shkallë e lartë e shfrytzimit të tyre. Sistemet për furnizim të pandërprerë- UPS-at ndryshe quhen edhe sisteme emergjente apo rezervë (stand-by) qëllimi i të cilave është që të siguroj furnizim të kënaqshëm me energji elektrike për shpenzues të ndryshëm, atëhere kur furnizimi normal bie nga gjendja e rregullt e furnizimit-rrjeti elektrik. Pra nga ajo që u tha më sipër arrijmë të konkludimi se përdorimi i këtyre sistemeve është i pa shmangshëm, prandaj secila ndërmarrje është e obliguar në një far mënyre te ketë këtë paisje shumë të domosdoshme për të arritur qëllimin që secili ja parashtron vetës.