Prodhimi i Brendshëm Bruto
From Wikipedia, the free encyclopedia
Prodhimi i Brendshëm Bruto (shkurt: PBB) ( en - Gross domestic product , GDP ) është një tregues ekonomik që paraqet vlerën me çmimet e tregut të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara brenda një shteti në një periudhë të caktuar (zakonisht një vit).
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(6 prill 2015) Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Prodhimi i Brendshëm Bruto nuk duhet ngatërruar me Prodhimin Kombëtar Bruto (PKB) i cili paraqet vlerën me çmimet e tregut të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara nga burimet e punës dhe pronës së banorëve të një shteti brenda apo jashtë atij shteti në një periudhë të caktuar. PBB-ja është një ndër treguesit kryesorë makroekonomikë për të matur rritjen ekonomike.GDP-ja është dy llojesh: reale dhe nominale. PBB-ja reale përfshin mallrat dhe shërbimet përfundimtare të matura me çmime konstante. PBB-ja nominale përfshin mallrat dhe shërbimet përfundimtare të matura me çmime korrente.