Patatja
specia bimësh gjerësisht e kultivuar / From Wikipedia, the free encyclopedia
Patatja është një bimë barishtore që mbillet, e cila përdoret për tu ushqyer duke e bërë gjellë, sallatë etj.
Patatja është një perime shumë e ngopur, me dukshëm pak kalori, nuk ju bën të shtoni peshë, andaj është shumë e sigurt nëse dëshironi të krijoni një vazhdimësi të ushqimit të shëndetshëm.
Patatet kanë më pak kalori se orizi dhe pastat dhe janë të pasura me shumë vitaminë C, për këtë arsye detarët e shekullit 19 i kanë ngrënë për të shmangur skorbutin. Rreth 200 gramë të patateve të reja sigurojnë gati gjysmën e nevojave ditore të njeriut për vitaminën që nxit sistemin e imunitetit. Ato janë po ashtu burim i mirë i vitaminës B, magnezit, kaliumit, zinkut dhe bakrit. Kanë pak kalori, nuk kanë kolesterol, ndërsa fibrat që përmbajnë ndihmojnë të ulet kolesteroli ekzistues.