Perandoria Serbe
From Wikipedia, the free encyclopedia
Perandoria Serbe (serbisht: Српско Царство Srpsko Carstvo) ishte një perandori jetëshkurtër mesjetare në gadishullin Ballkanik që u formua pas Mbretërisë Serbe. Ajo është themeluar në 1346 nga Mbreti Stefan Uroshi IV i Dushanit (i njohur si Car Dushani), i cili në mënyrë të konsiderueshme e zgjeroj shtetin.
Perandoria Serbe Српско царство Srpsko carstvo | |||||||||||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1346–1371 | |||||||||||||||||||
Kryeqyteti | Prizreni, Shkupi | ||||||||||||||||||
Gjuhët e zakonshme | Serbisht (zyrtare) Greqisht Shqip Bullgarisht Rumanishtja e zakonshme | ||||||||||||||||||
Besimi | Ortodoksia Lindore Krishterimi (Ortodoksë Serbe) (zyrtare) | ||||||||||||||||||
Qeveria | |||||||||||||||||||
Lloji i qeverisjes | Monarkia absolute | ||||||||||||||||||
Perandori (Cari) | |||||||||||||||||||
• 1346–1355 | Stefan Dushani | ||||||||||||||||||
• 1355–1371 | Stefan Urosh V | ||||||||||||||||||
Epoka historike | Mesjeta | ||||||||||||||||||
• Kurorëzimi i Stefan Dushanit | 16 prill 1346 | ||||||||||||||||||
• Perandoria u shemb | 4 dhjetor 1371 | ||||||||||||||||||
Ekonomia | |||||||||||||||||||
Monedha | Perper serb | ||||||||||||||||||
Të dhëna të tjera | |||||||||||||||||||
Kodi ISO 3166 | RS | ||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||
Sot pjesë e |
Nën sundimin e Dushanit, Serbia ishte fuqia kryesore në Ballkan dhe një perandori shumëgjuhëshe që shtrihej nga Danubi deri në Gjirin e Korintit, me kryeqytetin e saj në Shkup. Ai gjithashtu promovoi Kryepeshkopatën Serbe në Patriarkanën Serbe e Pejës. Djali dhe pasardhësi i tij, Urosh i Dobti, humbi pjesën më të madhe të territorit të pushtuar nga Dushani, prandaj dhe epiteti i tij.
Perandoria Serbe në fakt përfundoi me vdekjen e Urosh V në vitin 1371 dhe shpërbërjen e shtetit serb. Disa pasardhës të Stefanit V pretenduan titullin e Perandorit në disa pjesë të Serbisë deri në vitin 1402, por territori në Greqi nuk u rimor kurrë.