Prishtina
Kryeqyteti i Kosovës / From Wikipedia, the free encyclopedia
Prishtina (serbisht: Приштина Priština) është kryeqyteti i Kosovës dhe selia e komunës dhe rajonit të njëjtë. Është qyteti i dytë më i madh i banuar me shqiptarë në Evropë, pas Tiranës.[2][3]
Prishtina Приштина Priština | |
---|---|
Koordinatat: 42°39′48″N 21°9′44″E | |
Shteti | Kosova |
Rajoni | Prishtina |
Komuna | Prishtina |
Qeveria | |
• Kryetari | Përparim Rama (I pavarur) |
• Këshilli | Këshilli komunal i Prishtinës |
Sipërfaqja | |
• Komuna | 523,13 km2 (20,198 sq mi) |
Popullsia (2011) | |
• Sipërfaqja urbane | 161.751 |
• Sipërfaqja rurale | 37.146 |
• Komuna[1] | 198.897 |
Emri i banorëve | Prishtinali |
Zona kohore | UTC+1 (CET) |
• Verës (DST) | UTC+2 (CEST) |
Kodi postar | 10000 |
Kodi i zonës | +383 (0) 38 |
Autostradat | |
Targa e automjeteve | 01 |
Faqja zyrtare | kk.rks-gov.net/prishtine/ |
Prishtina është nyja më e rëndësishme e transportit të Kosovës, për ajrin, hekurudhat dhe rrugët. Aeroporti ndërkombëtar i qytetit është aeroporti më i madh i vendit dhe ndër më të mëdhenjtë në rajon. Një sërë autostradash, të tilla si R 6 dhe R 7, rrezatojnë qytetin dhe e lidhin atë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Prishtina është kryeqyteti si dhe qendra më thelbësore ekonomike, financiare, politike dhe tregtare e Kosovës, kryesisht për shkak të vendndodhjes së saj të rëndësishme në qendër të vendit. Është selia e pushtetit të Qeverisë së Kosovës, rezidenca e punës së presidentit dhe kryeministrit të Kosovës dhe e Kuvendit të Kosovës.[4]