Prizmi (optikë)
From Wikipedia, the free encyclopedia
Prizmi (nga greq. prīsma, e parë, e shikuar; nga prīzein, shikoj, shoh) në optikë është një copë qelqi, kristali ose lëndë tjetër e tejdukshme e prerë me kënde të drejtë dhe faqe të rrafshta. Prizmi zakonisht ka një formë gjeometrike trekëndëshe me një bazë trekëndëshe dhe faqe kënddrejta. Disa lloje prizmash optikë nuk e kanë trajtën e prizmave gjeometrikë.
Prizmat në optikë janë të dobishëm për studimin dhe analizimin e dritës nëpërmjet përthyerjes, pasqyrimit ose përhapjes së saj.
Një prizëm shpërndarës mund të përdoret për thyerjen e dritës në spektrin e ngjyrave (ngjyrat e ylberit). Për më tepër, prizmat mund të përdoren për reflektimin e dritës, ose për ndarjen e dritës në komponente me polarizime të ndryshme.