Shqipëria
shtet në Evropën Juglindore / From Wikipedia, the free encyclopedia
Shqipëria (gegërisht Shqipnia, gjithashtu Shqypnia; historikisht Arbri ose Arbëria, ndërkombëtarisht Albania), zyrtarisht Republika e Shqipërisë, është një shtet në Europën Juglindore. Shtrihet në pjesën jugperëndimore të Gadishullit Ballkanik dhe kufizohet në veriperëndim me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në lindje me Maqedoninë e Veriut dhe në jug me Greqinë. Në perëndim laget me detet Adriatik dhe Jon dhe ndodhet vetëm 78 km larg Italisë përgjatë ngushtesës (kanalit) së Otrantos, 72 km i gjerë. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28,748 km² dhe rreth 2,9 milion banorë[1].
Republika e Shqipërisë Gegërisht: Shqypnia/Shqipnia
| |||||
---|---|---|---|---|---|
Parimi:
| |||||
Himni: Himni i Flamurit "Himni Kombëtar Shqiptar" | |||||
Kryeqyteti dhe qyteti më i madh | Tirana | ||||
Gjuhët zyrtare | Shqip | ||||
Besimi | Islami, Krishtërimi Ortodoksia | ||||
Anëtarësia | OKB, Këshilli i Evropës, NATO, OSBE dhe Organizata e Bashkëpunimit Islam | ||||
Qeveria | |||||
Lloji i qeverisjes | Republika parlamentare unitare | ||||
Bajram Begaj | |||||
Edi Rama | |||||
Lindita Nikolla | |||||
Kuvendi | Kuvendi | ||||
Themelimi | |||||
1190 | |||||
1272 | |||||
1368 | |||||
2 Mars, 1444 | |||||
1757 | |||||
1787 | |||||
28 nëntor, 1912 | |||||
29 Korrik, 1913 | |||||
31 Janar, 1925 | |||||
1 Shtator, 1928 | |||||
11 Janar, 1946 | |||||
28 Nëntor, 1998 | |||||
Sipërfaqja | |||||
• Gjithsej | 28,748 km2 (11,100 sq mi) | ||||
• Sipëfaqja tokësore | 139 km2 (54 sq mi) | ||||
• Sipërfaqja ujore | 4.7 km2 (1.8 sq mi) | ||||
Popullsia | |||||
• Përllogaritje 2022 | [[Shqiptarët|2.829.001] | ||||
• Dendësia | 105/km2 (271.9/sq mi) | ||||
Ekonomia | |||||
PBB (PFB) | Përllogaritje 2021 | ||||
• Gjithsej | 43.99 miliardë USD | ||||
• Për kokë banori | 15,646 USD | ||||
PBB (zyrtare) | Përllogaritje 2021 | ||||
• Gjithsej | 18.26 miliardë USD | ||||
• Për kokë banori | 6,494.4 USD | ||||
Monedha | Lek | ||||
Të dhëna të tjera | |||||
IZHNJ (2020) | 0.795 i lartë · 69 | ||||
Zona kohore | UTC+1 | ||||
• Verës | UTC+2 | ||||
Ana e drejtimit të makinës | djathtas | ||||
Prefiksi telefonik | +355 ( 0 ) | ||||
Kodi ISO 3166 | AL, ALB, 008 | ||||
Kodi i internetit TLD | .al | ||||
|
Trashëgimtare e qytetërimit të lashtë ilir, Shqipëria ka shënuar një përparim të dukshëm ekonomik, shoqëror e kulturor pas shekujsh prapambetje nën Perandorinë Osmane dhe në regjime diktatoriale gjatë shek. XX. Pas rënies së rendit komunist më 1991, Shqipëria ka përjetuar një periudhë kalimtare të vështirë drejt demokracisë së lirë dhe ekonomisë së tregut. Prej vitit 2009, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aplikante për kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian. Shqipëria është dëshmuar faktor i rëndësishëm në ruajtjen e qëndrueshmërisë rajonale, duke mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Ballkan. Ndërkaq, shteti shqiptar po gëzon përmirësim e zhvillim të turizmit; po ashtu, mban vendin e 62-të në botë për mirëmbajtjen e mjedisit.[2]
Shqipëria është zgjedhur një nga vendet më të mira për të kaluar pushimet në vitin 2011 nga disa gazeta të njohura.[3][4][5]