Shqipëria e Pavarur
republikë në vitet 1912–1914 në Evropë / From Wikipedia, the free encyclopedia
Shqipëria e Pavarur ishte një shtet parlamentar i themeluar në Vlorë më 28 nëntor 1912. Kuvendi i tij u formua në të njëjtën ditë, ndërsa qeveria dhe senati u krijua më 4 dhjetor 1912.
Shqipëria e Pavarur Shqipëri
| |||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1912–1914 | |||||||||
Himni: Himni i Flamurit | |||||||||
Kryeqyteti | Vlora | ||||||||
Gjuhët e zakonshme | Shqipja | ||||||||
Besimi | Islami, Krishterimi | ||||||||
Qeveria | |||||||||
Lloji i qeverisjes | Sistem Parlamentar | ||||||||
Kreu i Shtetit | |||||||||
• 1912–1914 | Ismail Qemali[1] | ||||||||
• 1914-1914 | Fejzi Alizoti | ||||||||
Kryeministri | |||||||||
• 1912–1914 | Ismail Qemali | ||||||||
• 1914-1914 | Fejzi Alizoti | ||||||||
Kuvendi | Kuvendi i Vlorës | ||||||||
• Dhoma e lartë | Senati i Shqipërisë | ||||||||
Epoka historike | Lufta e Parë Botërore | ||||||||
28 nëntor 1912 | |||||||||
21 shkurt 1914 | |||||||||
Ekonomia | |||||||||
Monedha | Franga e Bashkimit Monetar Latin | ||||||||
Të dhëna të tjera | |||||||||
|
Delegacioni i Shqipërisë paraqiti një memorandum në Konferencën e Londrës të vitit 1913, kërkon njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë së pavarur. Në fillim të konferencës u vendos se rajoni i Shqipërisë do të jetë nën sovranitet Osman, por me një qeveri autonome. Kërkesat e Shqipërisë për njohjen e saj ndërkombëtare në bazë të të drejtave etnike të shqiptarëve u refuzuan dhe traktati i nënshkruar më 30 maj 1913 e ndau një pjesë të madhe të Shqipërisë së pavarur në mes të Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi, duke e lënë territorin e Shqipërisë reduktuar në Shqipërinë qendrore që u vu nën mbrojtjen e Fuqive të Mëdha. Ambasadorët e gjashtë Fuqive të Mëdha u takuan përsëri më 29 korrik 1913 dhe vendosën të përbëjnë një shtet të ri, Shqipërinë, si një monarki kushtetuese. Përfundimisht, me Traktatin e Bukureshtit të nënshkruar në gusht të vitit 1913 një shtet i ri i pavarur u krijua- Principata e Shqipërisë, duke lënë rreth 30-40%[2] të popullsisë etnike shqiptare jashtë kufijve të principatës së re, sepse ata jetonin në territorin e Shqipërisë së ndarë midis vendeve fqinje.