Shqiptarët në Austri
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shqiptarët në Austri (gjermanisht: Albaner in Österreich) përbëjnë një komunitet mërgimtarësh me rreth 140.000 banorë, shumica e të cilëve vijnë nga Kosova, ndërsa një pakicë vjen nga Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë. Sipas censusit të vitit 2001, në Austri jetojnë 28,212 folës amtarë të gjuhës shqipe.[1]
Në vitin 2017, në Austri jetonin 24,445 persona me shtetësi kosovare dhe 81,809 persona të lindur në Kosovë.[2][3] Numri i shqiptarëve nga Maqedonia llogaritet të jetë rreth 22,000.[4] Po atë vit në Austri jetonin 2,378 persona me shtetësi shqiptare dhe 33,861 persona të lindur në Shqipëri.[5][6]