Shqiptarët në Itali
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shqiptarët në Itali pwrbwjnw njw popullsi prej rreth 800,000 banoprwsh, duke përfshirë emigrantët shqiptarë dhe arbëreshët. Edhe pse gjuha e pwrdorur zyrtare nw Itali wshtw italishtja Arbwreshwt dhe shqiptaret e tjerw te Italisw kanw vertetuar se e flasin dhe e ruajnw me fanatizwm gjuhwn shqipe dhe traditat e kulturwn e tw parwve tw tyre. Shqiptarwt nw Itali kryesisht veçohen në dy komunitete, si rezultat i valëve të ndryshme të mërgimit qw ka ndodhur nw dy kohw tw ndryshme historike.
Komuniteti i parë i shqiptarëve që u vendosën në Itali janw Arbwreshwt tw cilwt u vendoswn Itali në mes shekujve XV dhe XVIII, si pasojë e pushtimit tw Shqipwrisw nga Perandoria osmane. Ata sot jetojnë kryesisht në Italinë jugore, gjëgjësisht në rajonet: Pulia, Bazilikata, Molize, Kalabria dhe Sicilia. Numri i tyre varion nga 80,000 deri në 260,000.
Komuniteti i dytë janë mërgimtarët shqiptarët që u vendosën në Itali pas rwnies sw Regjimit Komunist në Shqipëri, gjëgjësisht pas vitit 1990. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave të Italisë, më 1 janar 2014, në Itali banonin 502,546 banorë me origjinë nga Shqipëria.
Emigrantët shqiptarët që u vendosën në Itali pas rënies së komunizmit në Shqipëri, gjëgjësisht pas vitit 1990, janë grupi më në numër i shqiptarëve në Itali.