Universiteti i Lajpcigut
From Wikipedia, the free encyclopedia
Universiteti i Leipzigut (gjermanisht: Universität Leipzig), gjendet në Leipzig në Shtetin e Lirë të Saksonisë, Gjermani. Konsiderohet si njëri nga universitetet më të vjetra të botës dhe universiteti i dytë më i vjetër në Gjermani. Në mesin e personaliteteve të famshme të cilët ishin studentë të këtij universiteti janë: Lajbnici, Gëte, Ranke, Nietzsche, Wagner, Angela Merkel, Raila Odinga, Tycho Brahe, dhe nëntë fitues të cmimit Nobel.
Universiteti u themelua më 2 dhjetor 1409 nga Frederiku I, Elektor i Saksonisë dhe vëllai i tij, William II, dhe në fillim kishte vetëm katër fakultete. Që nga fillimi i tij, universiteti ka qenë në funksion të mësimdhënies dhe kërkimit për më shumë se 600 vjet pa ndërprerje.