Kampionati Botëror i Futbollit 2014
From Wikipedia, the free encyclopedia
2014 FIFA Kupa e Botës ishte edicioni i 20 i Kupës së Botës, një turne botëror që u zhvillua në Brazil nga data 12 qershor deri në datën 13 korrik 2014.[1] Kjo është hera e dytë që ky turne u zhvillua në Brazil, pas edicionit 1950. Brazili u zgjodh si mikpritësi i Kupës së Botës në 2007 pasi federata ndërkombëtare e futbollit, FIFA deklaroi se turneu do të zhvillohet në Amerikën Jugore për herë të parë që pas edicionit 1978 ku ky turne u zhvillua në Argjentinë, dhe për herë të pestë në total. Brazili u bë shteti i pestë që është mikpritës i dyfishtë i një Kupe Bote pas: Meksikës, Italisë, Francës dhe Gjermanisë.
2014 FIFA Kupa e Botës 2014 | |
---|---|
Copa do Mundo da FIFA
Brasil 2014 | |
Numri i Kombeve | 32 (prej 204 kandidateve) |
Botëmjeshtëror | Gjermania (4. titull) |
Vendi Organizator | Brazili |
Hapja e lojës | 12 qershor 2014 |
Përfundimi | 13 korrik 2014 |
Numri i Ndeshjeve | 64 |
Gola | 171 (Ø: 2,67 për lojë) |
Shikues | 3,429,873 (Ø: 0 për lojë) |
Golashënuesi | James Rodríguez (6 Gola) |
Lojtarë të mirë | Lionel Messi |
Karton i verdhë | 187 (Ø: 2,92 për lojë) |
Karton kuq e verdhë | 3 (Ø: 0,05 për lojë) |
Karton i kuq | 10 (Ø: 0,16 për lojë) |
Kombëtaret e 31 shteteve përparuan për në Kupën e Botës pasi luajtën në kompedicione kualifikuese që filluan në qershor 2011 për t'u kualifikuar në Kupën e Botës sëbashku me vendin mikpritës. Gjithsej u luajtën 64 ndeshje në qytete të ndryshme rreth e qark Brazilit në secilin prej stadiumeve të rindërtuar apo të ri. Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, zyrtarët e ndeshjes përdorën teknologjinë e vijës fatale, dhe spraj me shkumë në goditjet e dënimit.[2]
Sëbashku me vendin mikpritës, të gjitha kombëtaret fituese që nga Kupa a Botës 1930: Argjentina, Anglia, Franca, Gjermania (e cila e ka fituar turnamentin 3 herë si Gjermania Perëndimore), Italia, Spanja dhe Uruguaji, janë kualifikuar për këtë kompeticion. Spanja ishte kampionia në fuqi, e cila mposhti Hollandën 1–0 në finalen e 2010 për të fituar Kupën e saj të parë të Botës. Të katërt turnetë e mëparshme të zhvilluara në Amerikën Jugore ishin fituar nga kombëtare Amerikano-Jugore.[3]