Kombëtarja spanjolle e futbollit
ekipi kombëtar i futbollit i meshkujve që përfaqëson Spanjën / From Wikipedia, the free encyclopedia
Kombëtarja spanjolle e futbollit (Spanjisht: Selección de fútbol de España) përfaqson Spanjën në shoqatën e futbollit ndërkombëtarë dhe është e kontrolluar nga Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit, organi qeveritës i futbollit në Spanjë. Trajneri momental i kombëtares është Vicente del Bosque. Kombëtarja spanjolle njihet edhe si La Roja [Të kuqtë], La Furia Roja [Furia e kuqe], La Furia Española [Furia Spanjolle] ose thjesht La Furia [Furia].[3][4] Spanja u bë një pjestare e FIFA-s në vitin 1904 pavarësisht se Federata Spanjolle u krijua në vitin 1909. Kombëtarja spanjolle debutoi në vitin 1920. Që nga ajo kohë ata kanë marrë pjesë në 14 nga 20 edicionet e Kupës së Botës dhe në 9 nga 14 edicionet e Kampionatit Europian të Futbollit.
Shoqata | Real Federación Española de Fútbol (RFEF) | ||
---|---|---|---|
Konfederata | UEFA (Evropë) | ||
Trajneri | Robert Moreno | ||
Kapiteni | Sergio Ramos | ||
Më shumë ndeshje | Sergio Ramos (170)[1] | ||
Më shumë gola | David Villa (59) | ||
Stadiumi | Various | ||
Kodi I FIFAs | ESP | ||
| |||
Rënditja e FIFAs | |||
Aktual | 7 2 (14 qershor 2019) | ||
Më i lartë | 1 (korrik 2008 – qershor 2009, tetor 2009 – mars 2010, korrik 2010 – korrik 2011, tetor 2011 – korrik 2014) | ||
Më i ulët | 25 (mars 1998) | ||
E para ndërkombëtare | |||
Spanja 1–0 Danimarka (Bruksel, Belgjikë; 28 gusht 1920) | |||
Fitorja më e madhe | |||
Spanja 14–0 Malta (Madrid, Spanjë; 22 gusht 1933) | |||
Humbja më e madhe | |||
Spanja 1–7 Italia (Amsterdam, Holandë; 4 qershor 1928) Anglia 7–1 Spanja (Londër, Angli; 9 dhjetor 1931) | |||
Kupa e Botës | |||
Paraqitjet | 15 (E para 1934) | ||
Rezultati më i mirë | Kampionë (2010) | ||
Kampionati Evropian | |||
Paraqitjet | 10 (E para në 1964) | ||
Rezultati më i mirë | Kampionë (1964, 2008, 2012) | ||
FIFA Kupa e Konfederatave | |||
Paraqitjet | 2 (E para në 2009) | ||
Rezultati më i mirë | Finalist, 2013 | ||
Spanja është një nga tetë kombëtaret që është kukorzuar si kampione FIFA Kupës së Botës, duke fituar turnamentin e edicionit të vitit 2010 në Afrikën e Jugut, duke mposhtur Hollandën me rezultatin 1–0 për tu bërë skuadra e parë europiane që e fiton titullin jashtë kontinentit. Ata janë kampionët Europian në fuqi të, duke fituar rresht dy titujt e Euro 2008 dhe Euro 2012, duke mposhtur respektivisht Gjermaninë dhe Italinë. Duke fituar këto tre tituj madhor rresht Spanja u bë kombëtarja e parë dhe e vetme deri tani që ka fituar tre tituj madhor rresht. Nga viti 2008 e deri në vitin 2013 (6 vite), kombëtarja ka fituar çmimin FIFA Skuadra e Vitit.[5] Nga nëntori i vitit 2006 e deri në qershor 2009, Spanja qëndroi 35 ndeshje pa pësuar gol duke barazuar rekordin e vendosur nga Brazili; rekodi i Spanjës u thye nga Shtetet e Bashkuara.[5] Arritjet e tyre kanë bërë që shumë gazetarë, komentator, analalistë futbolli dhe ish lojtarë ta konsiderojnë Spanjën e viteve 2010 dhe 2012 si kombëtaren më të mirë të të gjitha kohërave në futbollin ndërkombëtarë.[6][7][8][9][10]