Kombëtarja braziliane e futbollit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kombëtarja braziliane e futbollit (Portugalisht: Seleção Brasileira) përfaqëson Brazilin në futbollin ndërkombëtarë për meshkuj. Kjo kombëtare është e administruar nga Confederação Brasileira de Futebol (CBF), si organi drejtues i futbollit në Brazil. Ata kanë qënë një pjesëtare e Fedetarës Ndërkombëtare të Shoqatës së Futbollit (FIFA) që nga viti 1923 dhe një pjesëtar i Kondefetarës Amerikano Jugore të Futbollit (CONMEBOL) që nga viti 1916.
| |||
Rënditja e FIFAs | |||
---|---|---|---|
Aktual | Rënditja e FIFAs | ||
Më i lartë | 1 151 herë në 7 raste | ||
Më i ulët | 22 qershor 2013 |
Brazili është kombëtarja më e suksesshme në historinë e Kupës së Botës, duke e fituar atë pesë herë: 1958, 1962, 1970, 1994 dhe 2002. Brazili gjithashtu është kombëtarja me performancën më të mirë në përgjithësi në historinë e Kupës së Botës, duke arritur një rekord pasi në 104 ndeshje ka fituar 70 prej tyre, me 119 diferencë Golash, me 227 pikë dhe vetëm 17 pikë.[1][2][3][4] Brazili është kombëtarja e vetme që ka luajtur në të gjitha edicionet e Kupës së Botës pa pasur nevojë për të luajtur ndeshje play-off. Seleção është gjithashtu skuadra më e suksesshme në Kupën e Konfederatave me katër tituj: 1997, 2005, 2009 dhe 2013, duke qënë edhe vendi mikpritës i edicionit të vitit 2013.[5] Arritjet e saj kanë bërë që CONMEBOL ta konsideroj atë si Skuadra më e lavdishme dhe e suksesshme e të gjitha kombëtareve në Amerikën e Jugut dhe në Botë [6].
Brazili është kombëtarja me mestaren më të madhe të pikëve të arritur në renditjen Elo me 2013.3, dhe e treta në renditjen e përgjithshme të renditjes botërore me 2.153 në vitin 1962, vetëm mbrapa skuadrës së artë të Hungarisë së vitit 1954 dhe Gjermanisë në vitin 2014. Brazili ka fituar gjithsej 62 tituj zyrtarë ndërkombëtarë, gjë që është një rekord botërorë.[7][8] Shumë komentator të shquar e kanë konsideruar skuadrën braziliane të viteve 70' si skuadra më e madhe e të gjitha kohërave, edhe pse ka disa të tjerë që thonë se kombëtarja e vitit 1962 dhe 1958 mund të krahasohet me atë kombëtare.[9][10][11][12][13][14][15][16][17]
Pas mbarimit të Kupës së Botës 2014, Brazili është e renditur e gjashta në renditjen botërore,[18] dhe e shtata në renditjen botërore të FIFA-s. Brazili është e vetmja kombëtare që e ka fituar Kupën e Botës në katër kontinente të ndryshme: Europë (1958 Suedi), Amerikë të Jugut (1962 Kili), Amerikë të Veriut (1970 Meksikë, 1994 Shtetet e Bashkuara) dhe Azi (2002 Kore/Japoni). Ata gjithashtu ndajë me Spanjën një rekord prej 35 ndeshje zyrtare pa humbje.[19][20][21]