Albreht Dyrer
piktor, matematikan dhe teoricien gjerman / From Wikipedia, the free encyclopedia
Albreht Dyrer (Albrecht Dürer) (21 maj 1471 – 6 prill 1528)[1] ishte një piktor dhe teoricien i Rilindjes Gjermane. I lindur në Nyrëmberg, Dyreri arriti të krijonte reputacionin e tij dhe të ndikonte në Evropë që kur ishte ende në të njëzetat. Ai ishte në komunikim me artistët e mëdhenj italian të kohës së tij, duke përfshirë Raffaello-n, Giovanni Bellini-n dhe Leonardo da Vinçin, dhe nga viti 1512 ishte nën mbrojtje e perandorit Maksimiliani I. Konsiderohet si eksponenti më i madh i pikturës së Rilindjes gjermane. Në Venecia artisti hyri në kontakte me mjediset neoplatonike, të cilat e çuan drejt veprave me karakter ezoterik. Shembulli klasik këtyre veprave është ajo me titull Melencolia I, e realizuar në 1514, ku shfaqen simbologji të shumta hermetike.
Albreht Dyrer | |
---|---|
Albrecht Dürer | |
U lind në | (1471-05-21)maj 21, 1471 |
Vdiq | (1528-04-06)6 prill 1528 |
Kombësia | Gjerman |
Emrat e tjerë | Adalbert Ajtósi, Albrecht Durer, Albrecht Duerer |
Njohur për |
|
Lëvizjet | Rilindja Veriore, Rilindja e Lartë |
Bashkëshorti/ja | Agnes Frey (1494) |
Prindër |
|