Anastasi I
Perandor i Perandorisë Bizantie / From Wikipedia, the free encyclopedia
Anastasi i Parë (lindur më 430 Durrës - 19 korrik 518 Konstatinopojë) ka qenë perandor bizantin (491-518). Anastasi kishte prejardhje ilire, nga një familje senatoriale e qytetit të Durrësit. Preferencat e tij për ndjekësit e doktrinës së krishterë Monofisite sollën në Konstatinopojë kryengritje të të Kaltërtëve (Demos) (të cilët ndiqnin përgjithësisht doktrinën fetare ortodokse) dhe të komandantit të provincës së Trakisë Vitalian-it i cili prej vitit 513 sulmoi dhe rrethoi disa herë kryeqytetin e perandorisë.[1]