Arsimi informal
From Wikipedia, the free encyclopedia
Arsimi informal është një term i përgjithshëm për atë lloj arsimi që mund të organizohet jashtë një kurrikule të strukturuar. Arsimi informal përfshin interesat e nxënësve apo studentëve brenda një programi mësimor në një klasë të rregullt, por nuk është domosdoshmërisht i kufizuar në atë mjedis. [1] Ai funksionon përmes bisedimit, eksplorimit dhe zgjerimit të përvojës. Ndonjëherë ekziston një lidhje e qartë objektive me një plan më të gjerë, por jo gjithmonë. Qëllimi është t'u sigurojmë nxënësve ose studentëve, mjetet të cilat u duhen për të arritur përfundimisht në materiale më komplekse. [2] Ai mund t'i referohet formave të ndryshme të arsimit alternativ, të tilla si: arsimimi në shtëpi, autodidakticizmi (vetëmësimi), puna e të rinjve dhe Mësimi informal
Arsimi informal përbëhet nga një mënyrë aksidentale dhe/ose e qëllimshme e bashkëpunimit për informacione të reja. [2] Mund të jetë i bazuar në diskutime dhe të përqendrohet në tejkalimin e boshllëqeve midis parametrave tradicionale të klasës dhe jetës jashtë klasës. [3]