Arti islam
From Wikipedia, the free encyclopedia
Arti islam filloi të zhvillohet me lindjen e besimit islam, e që gjatë periudhës Emevite dhe Abasite 661-945 merr formën e vet specifike, e cila vjen duke u zhvilluar sidomos në arkitekturë dhe në artin aplikativ.[2]
Taxh Mahalla, Agra. Memorial i vitit 1648 ndërtuar nga Sheh Jahan për gruan e tij Mumtaz Mahal, monument i mbrojtur dhe nga UNESCO."[1] |
Përmbajtja |
---|
Përmbledhje Arkitektura |
Historia e artit Islam Periudha Muavijane |
Tri perandoritë |
Arti Islam në trojet shqiptare |
Bibliografia |
Arti islam përfshinë zhvillimin artistik duke filluar që nga shekulli i VII e më vonë, në territoret me kulturë islame.[3] Mes tjerash në këtë zhvillim artistik dallohen arkitektura, kaligrafia, vizatimi e qeramika.
Arti islam është përqendruar në kaligrafinë arabe dhe jo në krijimin e figurave të ndryshme njerëzore e shtazore pasi krijimi i këtyre figurave, idhujtaria, është i ndaluar nga Allahu, në Kur'an.