Aston Martin
From Wikipedia, the free encyclopedia
Aston Martin Lagonda Limited është prodhues Britanik i makinave të luksit, sportive dhe grand tour. U themelua më 1913 nga Lionel Martin dhe Robert Bamford.
Lloji | Kompani me aksionerë privatë |
---|---|
ISIN | GB00BFXZC448 |
Industria | Prodhim automobilësh |
Themeluar në | Londër, 1913 (1913) |
Themeluesi |
|
Zyrat qendrore | Gaydon, Warwickshire , Angli, Mbretëria e Bashkuar |
Zona e shërbimit | Në të gjithë botën |
Njerëzit kyç |
|
Prodhimi | Automobilë |
Fitimet | 474.3 milion GBP (2010)[2] |
Net income | 7.6 milion GBP (2010)[2] |
Owner | Prestige Motor Holdings(39%) Asmar (19%) Primewagon (Jersey) Ltd (19%) Adeem Investments (11%) Daimler (5%) DAR Capital (5%) Sthewaz Automotive (2%) Aksionerë të tjerë të vegjël (10%) |
Numri i punëtorëve | 1,250 (2010)[3] |
Subsidiaries |
|
Faqja e internetit | astonmartin |
Firma në fillim u lidh me makinat e luksit grand tour në vitet 1950 dhe 1960, dhe me karakterin fiktiv James Bond pas përdorimit të modelit DB5 prej tij në filmin e vitit 1964 Goldfinger.
Kompania ka pasur një historik të lëvizshëm financiar, duke përfshirë edhe falimentin në vitet 1970, por gjithashtu ka shijuar një periudhë të gjatë suksesi dhe stabiliteti, nën pronësinë e David Brown, nga 1947 në 1972 dhe të Ford Motor Company nga 1994 deri në 2007.
Në mars 2007, një konsorcium investitorësh, i drejtuar nga David Richards, bleu 92% të Aston Martin për 479 milionë GBP, ku Fordi mbajti 40 milionë aksione.[4] David Richards u bë kryetar i Aston Martin. Në dhjetor 2012, një Fond kapitali privat Italian Investindustrial[5] firmosi një marrëveshje për të blerë 37.5% të Aston Martin, duke investuar 150 milionë GBP rritje kapitale.[6][7]