Delmace
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kalaja e Delmaces ndodhet rreth 4 km nga fshati Koman i Komunës së Temalit në Rrethin e Shkodrës në Shqipëri. Delmace dhe Komani paraqesin një vend malor në rrethana të favorshme historike në shek VI-VIII kur u bë një qendër ekonomike e lulëzuar me një zejtari vendase shumë të zhvilluar deri në përmasat e një "kulture qytetare"[1] ku janë të dukshme elementet e traditës antike që "dëshmojnë për lidhje gjenetike të padyshimtë midis ilirëve të lashtë dhe arbërve mesjetarë që përdorën këtë varrezë"[2].
Grabitjet si edhe kërkimet e rregullta arkeologjike janë zbuluar në këtë varrezë : rrathë që simbolizojnë diskun e diellit (kultin e tij) varëse me përdorim në veshje ilire, sumbulla gjysmësferike, rruaza bikonike, vathë, togëza rripi që i gjejmë në veshjet pukore të grave të fillim shekullit XX, unaza bronzi e ari etj. Grabitjet që iu bënë kësaj varreze që kur i hapi në mënyrë të parregullt konsulli francez në Shkodër A. Degran më 1899 i cili rrëmbeu pa pikë përgjegjësie mbi njëqind objekte me vlerë arkeologjike që i shpërndau muzeve të Parisit. Pastaj pasuan gërmime të tjera që shpërndanë gjetjet arkeologjike në vazhdim nuk përfshinë : kështjellën kishën e Shën Kollit me kishat, e Shën Teodorit në kështjellë, të Shën Gjergjit në Vl. të kështjellës, të shën Mëhillit në jl, të Shën Gjonit afër kodër vorrez, të Shën Ndreut në lagjen Dobra.
Ndërprerja e zbulimeve arkeologjike në vitet 80- është një faj i pafalshëm shtetëror. Kisha e Shën Kollit me kishat e tjera në afërsi me ndërtimet në kështjellë të Mesjetës së Mesme flasin për një vazhdimësi ekonomike, shpirtërore e kulturore në këtë zonë e më gjerë deri nga fillimi i Mesjetës së vonë kur pushtuesit osmanë e ndërprenë përfundimisht këtë zhvillim.