F.C. Internazionale Milano
From Wikipedia, the free encyclopedia
Football Club Internazionale Milano,[8] njohur zakonisht si Internazionale (Italisht: [internatt͡sjoˈnaːle]) ose thjesht Inter ose Inter Milan jashtë Italisë, është një klub italian futbolli me seli në Milano, Lombardi.
Emri i plotë | Football Club Internazionale Milano S.p.A.[1] | |||
---|---|---|---|---|
Pseudonimi(et) |
| |||
Themeluar | 9 mars 1908; 116 vite më parë (1908-03-09) | |||
Stadiumi | Giuseppe Meazza | |||
Kapaciteti | 75,923 | |||
Pronari |
| |||
Presidenti | Steven Zhang[6] | |||
Trajneri | Simone Inzaghi[7] | |||
Liga | Serie A | |||
2023–24 | 1rë në 20 | |||
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare e klubit | |||
| ||||
Themeluar në 1908 nga një grup anëtarësh disidentë të Milanit, klubi ka luajtur vazhdimisht në kategorinë më të lartë të kampionatit italian duke filluar që nga ndeshja e parë zyrtare, në 1909, dhe është i vetmi që ka marrë pjesë në të gjitha edicionet e Serisë A, krijuar në sezonin 1929–30. Që nga themelimi klubi përdor uniformë me vija vertikale zikaltër, përjashtuar një periudhë të shkurtër në 1928 kur përdori një fanellë të bardhë me kryq të kuq.
Internazionale ka fituar 37 trofe brenda Italisë, përfshirë fitimin e kampionatit 20 herë, kupën nëntë herë dhe superkupën tetë herë. Nga viti 2006 e deri në vitin 2010, klubi e fitoi ligën pesë herë rresht, duke barazuar dhe rekordin e të gjitha kohërave deri ne atë moment.[9] Ata kanë fituar Ligën e Kampioneve tre herë: dy herë rresht në vitet 1964 dhe 1965 ndërsa të tretën në 2010, e fundit për një skuadër italiane. Inter në sezonin 2009–10 përveç se fitoi Ligën e Kampioneve, fitoi gjithashtu edhe Scudetton dhe Kupën e Italisë duke u bërë skuadra e parë dhe e vetme italiane që fiton tripletën kontinentale.[10] Klubi gjithashtu ka fituar tre herë Kupën UEFA, dy herë Kupën Ndërkontinentale dhe një herë FIFA Kupën e Botës për Klube.
Inter i luan ndeshjet si vendas në stadiumin Giuseppe Meazza, i njohur gjithashtu edhe si Stadio San Siro. Stadiumi, i cili ndahet me rivalët e Milanit, është stadiumi me kapacitetin më të madh në Itali, me plot 75,923 vende.[11] Milan është rivali më i madh i Interit dhe sfidat midis tyre njihen si Derby della Madonnina, që është një nga derbit më të ndjekur në rang botëror.[12] Që nga viti 2010, Inter është skuadra e dytë italiane me më shumë tifozë,[13] dhe e teta në Evropë. Inter është një nga klubet më të vlefshme në Itali dhe në botë.[14] Inter ishte një nga anëtarët themelues në 1998 të grupit G-14 udhëheqës të futbollit europian, grup i cili nuk ekziston më pas shpërbërjes në vitin 2008.[15]