Filozofia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Ky artikull është rreth filozofisë; këtu mund të gjeni portalin e Filozofisë.. Për përdorime të tjera, shiko Filozofia (kthjellim).
Filozofia merret me problemet e përgjithshme dhe thelbesore[1] rreth çështjeve si ekzistenca, dituria, e vërteta, bukuria, ligji, drejtësia, vlefshmëria, mendja, dhe gjuha.[2][3] Filozofia dallohet nga mënyrat e tjera të zgjidhjes së këtyre problemeve (siç janë misticizmi ose mitologjia) nga qasja kritike dhe sistematike e saj si dhe mbështetja në argumente të arsyeshme.[4] Fjala filozofi rrjedh nga greqishtja: φιλοσοφία, philosophía, "dashuria për dituri".[5][6][7]