Genti
From Wikipedia, the free encyclopedia
Genti (greqishtja e lashtë: Γένθιος, "Génthios"; fl. 181 – 168 para Krishtit) i njohur edhe si Genci, ishte një mbret ilir që i përkiste dinastisë së labeatëve [1] që sundoi mes viteve 181 – 168 para Krishtit, [1] [2] [3] Genti ishte djali i Pleuratit III, një mbret që kishte pasur marrëdhënie pozitive me Republikën e Romës. Kryeqyteti i Mbretërisë Ilire gjatë kohës së Gentit ishte Skodrinoni (Scodra). [4]
Genti Mbret ilir | |
---|---|
MBRETI ILIR - GENTI | |
Mbretërimi: | 181 - 168 pes. |
Paraardhës: | Pleurati III |
Pasues: | Ballai |
Bashkëshorte: | Etleua |
Fëmijë të ligjshëm: | Pleurati, Skerdilaidi |
Babai: | Pleurati III |
Nëna: | Euridika e Ilirisë |
Vendvdekja | Gubbio |
Besimi: | Politeizmi |
Në vitin 180 pes, gjatë mbretërimit të tij, dalmatët dhe daorsët shpallën pavarësinë e tyre nga sundimi i tij ndërkaq qyteti Rhizon braktisi Gentin pak para humbjes së luftës, duke përfituar një lloj imuniteti nga romakët. [3] Genti u martua me Etutën, vajzën e mbretit dardan Monuni II. [5]
Në vitin 171 p.e.s. Genti ishte aleat me romakët kundër maqedonasve, por në vitin 169 p.e.s. ai ndryshoi aleancën dhe u bashkua me Perseun e Maqedonisë. Qyteti më jugor i Mbretërisë ilire ishte Lisos (sot Lezhë, Shqipëri), një situatë e krijuar që nga Lufta e Parë Iliro-Romake. [6] Ndërkohë genti arrestoi dy legatë romakë, duke i akuzuar se nuk vinin si emisarë, por si spiunë. Genti shkatërroi qytetet e Apolonisë dhe Epidamnit (Dyrrachium romak, tani Durrësi, Shqipëri), të cilat ishin aleate me Romën. Në vitin 168 pes. ai u mund në Scodra nga një forcë romake nën komandën e L. Anicius Gallus, në një luftë që zgjati vetëm 20 - 30 ditë, [3] dhe në vitin 167 u soll në Romë si rob lufte për të marrë pjesë në festimin triumfal të Gallit, pas së cilës u internua në Gubbio (Iguvium). Data e vdekjes së tij nuk dihet. Pas humbjes së tij, romakët e ndanë rajonin në tre njësi administrative, [3] të quajtura meris. [3] Shtrirja e merisit të parë nuk dihet, ndërsa i dyti ishte rajoni labeatë, dhe i treti ishte Acruvium (Kotorri), Rhizon, Olcini dhe rrethinat e tyre. [3]