Islami dhe terrorizmi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Islami dhe terrorizmi janë dy koncepte tërësisht të kundërta me baza dhe ideologji krejtësisht të ndryshme. Islami është feja e paqes dhe si e tillë që është denon terrorimin. Lufta ndaj sjelljeve terroriste shprehet si përmes ajeteve Kur'anore ashtu edhe përmes haditheve të Muhammedit, të dërguarit të fundit në Islam. Terrorizmi islamistë apo dhuna islamistë është ajo formë e terrorizmit të veprimeve të dhunshme kundër joluftuesve, që zbatohet nga një person apo grup që cilësohet si islamik dhe që ndjek çështjen e islamizmit. Terrorizmi islamistë nxitet në prapaskenë nga ideologjia fondamentaliste islamistë, ekstremizmi dhe fanatizmi fetar. Terroristët islamistë i përligjin veprimet e tyre në themelet e Islamit, Kuranit dhe Sunës, ku ata shpjegohen sipas qëllimit.
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Sipas statistikave të mbledhura nga Qendra Antiterroriste Kombëtare e Shteteve të Bashkuara, ekstremizmi islamik ishte përgjegjës për rreth 23 %[1] e të gjitha akteve terroriste vdekjeprurëse në mbarë botën, dhe 56 % e të gjitha goditjeve vdekjeprurëse terroriste shkaktuar nga një terrorist.[1] Aktet ekstremiste përfshijnë rrëmbimin e aeroplanëve, kokëprerjen, rrëmbimin, vrasjen, autobombat, vetëvrasjen me lëndë shpërthyese, dhe nganjëherë përdhunimin.[2][3][4]
Një nga fushatat më të njohura terroriste islamistë ishte sulmi i 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Sulme të tjera të mirënjohura islamistë kanë ndodhur në Francë, Rusi dhe Kinë. Franca ishte shënjestra e terrorizmit në mesin e viteve 1990 për shkak të Luftës civile algjeriane. Rusia u përballua me sulmet terroriste që rrjedhin nga përzierjet e saj në Çeçeni. Në vitin 1997 qeveria kineze krijoi Organizatën e Bashkëpunimit të Shanghait për të luftuar lëvizjet radikale islamike në Azinë Qendrore.[5]
Grupet terroriste islamistë shpesh i cilësojnë veprimet e tyre si xhihad. Kërcënimet, përfshirë kërcënimet me vdekje, shpesh dalin në formën e fatvas, (dënimet ligjore islamike). Si myslimanët ashtu edhe jo-myslimanët kanë qenë shënjestër e sulmeve vdekjeprurëse terroriste, si p.sh. sulmet terroriste në Bali. Kërcënimet kundër myslimanëve shpesh dalin në formën e takfirit (një sqarim që dikush apo diçka e konsideruar myslimane është në fakt jobesimtar). Ky është një kërcënim me vdekje që ka të bëjë me ndëshkimin për femohimin në islam, i cili është vdekja, sipas shpjegimeve trashëgimore të ligjit të sharias.
Debatet rreth terrorizmit islamistë përfshijnë : nëse shkaku i terrorizmit apo terroristëve është vetëmbrojtja apo shtrirja mësymëse, vetëvendosja kombëtare apo supremacia islamike; shënjestrat e terroristëve janë joluftuesit; nëse Islami dënon, apo nganjëherë e dënon terrorizmin; nëse disa sulme janë terrorizëm islamistë, apo vetëm akte terroriste të kryera nga myslimanët ; sa përkrahen në botën islame terroristët dhe terrorizmi; nëse Konflikti Arabo-Izraelit është rrënja e terrorizmit islamik, apo thjeshtë një çështje.[6]