Kategoria Superiore
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kategoria Superiore e njohur edhe si Superliga është niveli më i lartë i futbollit në Shqipëri. Më parë ajo është quajtur Kategoria e Parë edhe Kategoria A1, por që nga viti 1999 është emërtuar me emrin që mban edhe sot. KF Tirana janë klubi më i suksesshëm duke fituar 26 tituj kampionë.
Konfederata | UEFA |
---|---|
Themeluar | 1911 |
Sezoni i parë | 1911 |
Numri i ekipeve | 10 |
Bien në | Kategoria e Parë |
Kupa kombëtare | Kupa e futbollit e Shqipërisë |
Kampioni aktual | Egnatia (2023–24) |
Më shumë tituj kampion | Tirana (26) |
TV partners | DigitAlb SuperSport |
Faqja zyrtare | fshf.org |
Në Superligë në sezonin aktual marrin pjesë 10 skuadra. Fituesja e sezonit të Superligës quhet Kampione e Shqipërisë dhe fiton të drejtën te shkojë në raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve. Vendi i dytë ose nën-kampioni fiton të drejtën të shkojë në raundin e parë eliminator të Ligës së Konferencës. Vendi i tretë gjithashtu shkon në raundin e parë eliminator të Ligës së Konferencës. Dy vendet e fundit bien në Kategorinë e Parë dhe nuk ka ndeshje play-out.
Para fillimit të sezonit të ri futbollistik, kampionët e sezonit të kaluar luajnë një ndeshje të vetme me fituesit e Kupës për të përcaktuar fituesin e Superkupës së Shqipërisë.