Kultura e Butmirit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kultura e Butmirit është e përhapur në zonën përreth rrjedhës së poshtme dhe të mesme të lumit Bosnja dhe paraqet njërën ndër grupet më të rëndësishme kulturore nga periudha e hershme neolitike në Europë. Besohet se grupi i Butmirit është formuar rreth vitit 5100. p.e.s. Kultura e Butmirit është e njohur më shumë për qeramikën e saj unike.[1]