Medalja e Artë e Lirisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Medalja e Artë e Lirisë është dekoratë shtetërore e Kosovës që u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj, për kontribut të lartë në mbrojtjen e lirisë së Kosovës.[1]
Shprehja e mirënjohjes dhe nderimi i indivdëve me këtë medalje bëhet nga Presidenti i Kosovës. Të drejtën për të paraqitur propozim për dekorim para Presidentit të Kosovës e kanë:
- Kryetari i Kuvendit,
- Kryetari i Qeverisë,
- Kryetari i Gjykatës Supreme dhe i Kolegjit Kushtetues,
- Prokurori i Kosovës,
- Ministri,
- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm,
- Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë,
- Kryetari i Kuvendit të Komunës,
- Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës