Michael Gambon
aktor irlandez / From Wikipedia, the free encyclopedia
Sir Michael John Gambon CBE (19 tetor 1940 - 27 shtator 2023) ishte një aktor irlandez-anglez.[1][2] Gambon filloi karrierën e tij të aktrimit me Laurence Olivier si një nga anëtarët origjinalë të Teatrit Kombëtar Mbretëror. Gjatë karrierës së tij prej gjashtë dekadash, ai mori tri Çmime Olivier dhe katër Çmime TV BAFTA. Në vitin 1998, ai u shpall kalorës nga Mbretëreshë Elizabeta II për shërbime në dramë.
Sir Michael Gambon CBE | |
---|---|
U lind në | Michael John Gambon (1940-10-19)19 tetor 1940 Dublin, Irlandë |
Vdiq | 27 shtator 2023(2023-09-27) (82 vjeç) Witham, Essex, Angli |
Shtetësia |
|
Profesioni | Aktor |
Vite aktiviteti | 1962–2019 |
Bashkëshorti/ja | Anne Miller (m. 1962) |
Fëmijë | 3 |
Nënshkrimi | |
Gambon u shfaq në shumë prodhime të veprave ngaWilliam Shakespeare si Othello, Hamlet, Makbeth dhe Coriolanus. Gambon u nominua për trembëdhjetë çmime Olivier, duke fituar tri herë për A Chorus of Disapproval (1985), A View from the Bridge (1987) dhe Man of the Moment (1990). Më 1997, Gambon bëri debutimin e tij në teatrin Broadway në Skylight nga David Hare, duke u nominuar me Çmimin Tony për Aktorin më të Mirë në një Shfaqje.
Gambon bëri debutimin e tij në film në Othello (1965). Filmat e tij të tjerë të shquar përfshijnë The Cook, The Thief, His Wife & Her Lover (1989), The Wings of the Dove (1997), The Insider (1999), Gosford Park (2001), Amazing Grace (2006), The King's Speech (2010), Quartet (2012) dhe Victoria & Abdul (2017). Ai gjithashtu luajti në filmat e Wes Anderson The Life Aquatic me Steve Zissou (2004) dhe Fantastic Mr. Fox (2009). Ai fitoi njohje më të gjerë përmes rolit të tij të Albus Urtimorit në serinë e filmave Harry Potter nga 2004 deri më 2011, duke e zëvendësuar Richard Harris-in pas vdekjes së tij më 2002.
Për punën e tij në televizion, ai mori katër çmime BAFTA për The Singing Detective (1986), Wives and Daughters (1999), Longitude (2000) dhe Perfect Strangers (2001). Ai gjithashtu mori dy nominime për Çmimin Primetime Emmy për Path to War (2002) dhe Emma (2009). Projektet e tjera të dukshme të Gambon përfshijnë Cranford (2007) dhe The Casual Vacancy (2015). Në vitin 2017, ai mori çmimin për arritje jetësore të Akademisë së Filmit dhe Televizionit Irlandez. Në vitin 2020, ai u rendit në numrin 27 në listën 'The Irish Times për aktorët më të mëdhenj të filmit irlandez.[3]