Mikroorganizmat
From Wikipedia, the free encyclopedia
Mikroorganizmat janë gjallesa nardike të padallueshme nga syri nardit . Ato kanë një ndikim shumë të madh biologjik jo vetëm në jetën tonë por edhe në jetën e të gjithë planetit .
Ky artikull ka nevojë për më shumë lidhje në artikuj të tjerë për të ndihmuar integrimin e tyre në enciklopedi. (maj 2018) |
Mikroorganizmat ndodhen (jetojnë) pothuajse kudo .
Ata mund të shihen vetëm nëpërmjet disa paisjeve të veçanta të cilat janë në gjendje te zmadhojnë (mikroskopi optik, mikroskopi elektronik, etj). Këto gjallesa mikroskopike si të gjitha gjallesat e tjera janë të përbëra nga qeliza[2] , shumica e mikroorganizmave janë njëqelizor. Ata jetojnë në mënyra të ndryshme si parazitët
duke përdorur lëndët organike të bujtësve të tyre , si saprofitë (dekompozues ose shpërbërës) që përdorin lëndët organike të gjallesave të tjera të vdekura duke i kthyer ato ne lëndë të thjeshta minerale, në simbiozë bashkë jetojnë nën shoqërinë e një gjallese tjetër me perfitim te dyanshëm (psh: nga jeta në simbiozë e kërpudhës me rrënjët e një peme formohet tartufi). Mikroorganizmat dhe lëndët ushqyese mund te ushqehen me te njejtat gjëra që ushqehet dhe njeriu. Mikroorganizmat kanë një përdorim te gjerë në shumë fusha të ndryshme të jetës sonë si për shembull: Mjekësi, Kimi, Gastronomi,Biologji, në mirëmbajtjen e mjedisit etj. Në Mjekësi për prodhimin e barnave, në Kimi për prodhimin e lëndëve te ndryshme, në Gastronomi për prodhimin e një e brumit të bukës, në Biologji për studime të ndryshme dhe për dekompozimin e mbetjeve dhe lëndëve të panevojshme.