Nora Gjakova
xhudiste kosovare / From Wikipedia, the free encyclopedia
Nora Gjakova ka lindur më 17 gusht 1992, është një xhudiste shqiptare nga qyteti i Pejës në Kosovë. Ajo ushtron në klubin e xhudos Ippon të Pejës ku trajner të klubit dhe njëkohësisht selektor i Kombëtares së Kosovës është Driton Kuka, në këtë klub ushtron edhe xhudistja më e njohur shqiptare e të gjitha kohërave Majlinda Kelmendi .
Fakte të shpejta U lind në, Kombësia ...
Mbylle
Nora Gjakova përfaqëson Kombëtaren e Kosovës në arenat internacionale në kategorinë -57kg. Ajo përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike 2016 të mbajtura në Rio të Brazilit.[1].