Pelioni
From Wikipedia, the free encyclopedia
Pelion i njohur edhe si Pellion ose Pelium (greqishtja e lashtë: Πήλιον, Πέλλιον or Πήλεον, Latin: Pelion, Pelium or Pellium) ishte një vendbanim antik i fortifikuar që ndodhej në Iliri, pranë Qafës së Cangonjit, në kufi me Maqedoninë. [1] [2] [3] [4] [5] [6] [7] Pelioni përgjithësisht ndodhej në rajonin e Dasaretisë lindore shumë afër kufirit historik me Maqedoninë e vjetër, megjithatë vendndodhja e tij e saktë është e pasigurt dhe janë propozuar teori të ndryshme për lokalizimin e saktë të vendbanimit. [1]
Pelioni sipas të gjitha gjasave ishte themeluar nga mbreti ilir Bardhylis ose nga mbreti maqedonas Filipi II. Vendbanimi i fortifikuar i Pelionit është kontrolluar në periudha të ndryshme nga mbretëria ilire, mbretëria maqedonase dhe Roma . Nën sundimin romak Pelioni u vendos në njësinë administrative autonome të Dasaretisë, në Epirus Nova dhe në Prefekturën e Ilirikut .