Real Madrid C.F.
klubi i futbollit spanjoll / From Wikipedia, the free encyclopedia
Real Madrid Club de Fútbol (Spanjisht: [reˈal maˈðɾið ˈkluβ ðe ˈfuðβol]), njohur zakonisht si Real Madrid, është një klub futbolli profesionist spanjoll me seli në Madrid.
Emri i plotë | Real Madrid Club de Fútbol | |||
---|---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | Los Blancos Los Merengues Los Vikingos | |||
Themeluar | 6 mars 1902; 116 vite më parë si Madrid Football Club | |||
Stadiumi | Santiago Bernabéu | |||
Kapaciteti | 85,044 vende | |||
Pronari | Florentino Pérez | |||
Trajneri | Carlo Ancelotti | |||
Liga | La Liga | |||
2022–23 | 2të | |||
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare e klubit | |||
| ||||
I themeluar më 6 mars 1902 si Madrid Football Club, klubi tradicionalisht ka veshur fanella të bardha që janë përdorur në ndeshjet si vendas. Fjala Real në spanjisht do të thotë mbretëror dhe iu dhurua klubit nga Mbreti Alfonso XIII i Spanjës në vitin 1920 sëbashku me kurorën mbretërore në stemë. Klubi ka luajtur ndeshjet si vendas në Stadiumin Santiago Bernabéu në Madrid që nga viti 1947. Ndryshe nga klubet e tjera evropiane, anëtarët e Real Madridit, (socios) kanë zotëruar dhe kanë punuar në klub gjatë historisë së saj.
Klubi u vlerërua të vlente 3.47 miliard € (4.1 miliard $) në vitin 2018, dhe është klubi që përfiton më shumë në botën e futbollit, me një fitim 750.9 milion € në vitin 2018.[1][2] Klubi është një nga ekipet më të mbështetura në botë.[3] Real Madrid është një nga tre klubet që themeloi La Ligan dhe që nuk ka rënë kurrë nga kategoria që nga edicioni i parë i zhvilluar në vitin 1929, sëbashku me Athletic Bilbaon dhe Barcelonën. Klubi ka shumë rivalitete jetëgjata, ku më kryesoret janë El Clásico me Barcelonën dhe El Derbi me Atlético Madrid.
Real Madridi e vendosi veten si një strateg të futbollit spanjoll dhe evropian gjatë viteve 1950', duke fituar pesë herë UEFA Ligën e Kampioneve (në atë kohë Kupa Evropiane) dhe duke arritur finalen gjithsej shtatë herë. Ky sukses u përsërit edhe në kampionat, duke e fituar pesë herë brënda shtatë viteve. Ai ekip, në përbërje me lojtarë si Alfredo Di Stéfano, Ferenc Puskás, Francisco Gento dhe Raymond Kopa, është konsideruar nga disa si ekipi më i mirë i të gjitha kohërave.[4][5][6] Në futbollin vendor, klubi ka fituar 64 trofe; 33 tituj të La Ligas (rekord), 19 Copa del Rey, 10 Supercopa de España, një Copa Eva Duarte, dhe një Copa de la Liga.[7] Në kompedicionet evropiane dhe botërore, klubi ka fituar 26 trofe, një tjetër rekord; ata kanë fituar 13 herë Ligën e Kampioneve/Kupën Evropiane (rekord), dy herë Kupën UEFA dhe katër herë UEFA Superkupën Evropiane. Në futbollin botëror, klubi ka triumfuar shtatë herë në kompedicionet botërore.[note 1]
Real Madridi u njoh nga FIFA si klubi i shekullit të 20të më 11 dhjetor 2000,[9] si dhe mori çmimin e meritës më 20 maj 2004 nga ky institucion.[10] Ata gjithashtu u shpallën klubi më i mirë evropian i shekullit të 20të nga IFFHS më 11 maj 2010. Në qershor 2017, ekipi ja doli mbanë të bëhej i pari që fiton dy Liga Kampionesh rresht, duke e bërë tre rresht në maj 2018, duke rritur kryesimin e tyre në renditjen e klubeve të UEFA-s.[11][12]