Testi i Turingut
From Wikipedia, the free encyclopedia
Testi Turing është një test i aftësisë së makinës për të ekspozuar sjellje inteligjente të njëvlershme, ose forma që nuk dallojnë me atë njerëzore. Alan Turing propozoi një vlerësues njerëzor i cili do të gjykonte bisedat e gjuhës natyrore në mes të një njeriu dhe makine që është dizanjuar për të gjeneruar arsyeshmëri si të njerëzve. Vlerësuesi duhet të dijë se njëri nga biseduesit është makinë dhe duhet të dijë ta bëjë dallimin në mes tyre. Të gjithë pjesëmarrësit janë të ndarë nga njëri-tjetri. Biseda do të jetë e kufizuar vetëm në shkrime si tastiera kompjuterike dhe ekrani kështu që rezultati nuk do të varet nga aftësia e makinës për të folur.[1] Nëse vlerësuesi nuk mund të bëjë dallimin në mes të njeriut dhe makinës atëherë thuhet se makina e ka kaluar testin. Testi nuk ka të bëjë me atë se sa përgjigjje të sakta jep makina, por sa të afërta janë ato me të njeriut.
Testi u prezantua nga Alan Turing në letrën e vitit 1950 "Computing Machinery and Intelligence," derisa punonte në Universitetin e Mançesterit (Turing, 1950; p. 460).[2] Ai e hapi atë me fjalët: "Unë propozoi ta konsiderojmë pyetjen, 'A mund të mendojë një makinë?' 'Mendimi' është i vështirë për tu përkufizuar kështu që Turingu zgjodhi ta 'zëvendësojë pytjen me një tjetër, që është e lidhur ngusht me të dhe shprehet si fjalë relativisht e qartë."[3] Pyetja e re e Turingut është "A ekzistojnë kompjuteria të imagjinueshëm digjital të cilët do ta luanin mirë lojën e imitimeve?"[3] Kjo pyetje, besoi Turingu, është një që mund t'i japësh përgjigjje. Në pjesën tjetër të letrës ai argumentoi kundër gjithë kundërshtimeve kryesore të propozimit se "makinat mund të mendojnë."[4]
Që nga viti 1950, testi pati ndikim të madh dhe po ashtu kritika të gjerë, dhe është koncepti themelor në filozofinë e inteligjencës artificiale.[6][7]