The Blacklist
serial amerikan / From Wikipedia, the free encyclopedia
The Blacklist (sq: Lista e Zezë) është një serial televiziv triller kriminal amerikan që dha premierën në NBC më 23 shtator 2013. Seriali paraqet Raymond "Red" Reddington (James Spader), një ish-oficer i Marinës Amerikane i kthyer në një kriminel të profilit të lartë, i cili dorëzohet vullnetarisht te FBI pasi shmangu kapjen për dekada. Ai i thotë FBI-së se ka një listë të kriminelëve më të rrezikshëm në botë që ai ka përpiluar gjatë viteve dhe është i gatshëm të informojë mbi operacionet e tyre në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale. Sidoqoftë, ai këmbëngul të punojë ekskluzivisht me një agjente të re të FBI-së me emrin Elizabeth Keen (Megan Boone).
The Blacklist | |
---|---|
Gjinia |
|
Krijuar nga | Jon Bokenkamp |
Luajnë |
|
Kompozitorët |
|
Shteti | SHBA |
Gjuha në prodhimin origjinal | Anglisht |
Nr. i sezoneve | 10 |
Nr. i episodeve | 218 |
Prodhimi | |
Prodhuesit kryesor |
|
Prodhuesi | Anthony Sparks |
Kinematografia |
|
Kohëzgjatja | 45 minuta |
Transmetimi | |
Programi origjinal |
|
Formati i pikturës | 576i SDTV 1080i HDTV 4K UHDTV (2016–) |
Transmetimi i parë | shtator 23, 2013 (2013-09-23) |
Kronologjia | |
I ndjekur nga | The Blacklist: Redemption |
Lidhje të jashtme | |
Faqja e rrjetit |
Në serial luajnë gjithashtu Diego Klattenhoff, Ryan Eggold dhe Harry Lennix. Episodi i parë u shkrua nga Jon Bokenkamp dhe u drejtua nga Joe Carnahan.[1] Prodhuesit ekzekutivë të serialit përfshijnë Bokenkamp, John Eisendrath dhe John Davis për Sony Pictures Television, Universal Television dhe Davis Entertainment.
Secili sezon ka marrë vlerësime pozitive,[2][3] me shumë kritikë që vlerësojnë performancën e Spader në veçanti.[4] Më 11 mars 2019, NBC rinovoi serialin për një sezon të shtatë,[5] cili u dha premierën më 4 tetor 2019.[6] Më 20 shkurt 2020, NBC rinovoi serialin për një sezon të tetë,[7] cili do të shfaqet premierë më 13 nëntor 2020.[8]