Vojsllav Koshtunica
politikan serb / From Wikipedia, the free encyclopedia
Vojsllav Koshtunica (Serbisht: Коштуница Војислав; lindi më 24 mars 1944) është një politikan serb i cili shërbeu si Presidenti i fundit i Republikës Federale të Jugosllavisë 2000-2003, duke pasuar Sllobodan Millosheviqin. Ai gjithashtu ka shërbyer dy mandate si Kryeministri i Serbisë, nga viti 2004 deri në 2007 dhe 2007-2008.[1]
Vojsllav Koshtunica Војислав Коштуница | |
---|---|
Kryeministri i 8-të i Serbisë | |
Në detyrë 4 mars 2004 – 7 korrik 2008 | |
Presidenti | Dragan Marshiçanin (në detyrë) Vojislav Mihailoviq (në detyrë) Predrag Markoviq (në detyrë) Boris Tadiq |
Zëvendës | Miroljub Labus Ivana Duliq-Markoviq Bozhidar Đeliq |
Paraprirë nga | Zoran Živković |
Pasuar nga | Mirko Cvetkoviq |
Presidenti i 4-të i Republikës Federale të Jugosllavisë | |
Në detyrë 7 tetor 2000 – 7 mars 2003 | |
Kryeministri | Momir Bulatoviq Zoran Žižić Dragisha Peshiq |
Paraprirë nga | Sllobodan Millosheviq |
Pasuar nga | Svetozar Maroviq |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 24 mars 1944 Beograd, Territori i Komandantit Ushtarak në Serbi |
Partia politike | DS (1990–1992) DSS (1992–2014) |
Bashkëshortja/et | Zorica Radoviq (m.1976; vdiq më 2015) |
Shkollimi | Universiteti i Beogradit |
Nënshkrimi | |
Vojislav Koshtunica u zgjodh Kryeministër i Serbisë më 3 mars 2004, pas zgjedhjeve parlamentare të parakohshme më 28 dhjetor 2003, në të cilat asnjë prej partive konkurrente nuk fitoi mbështetje të mjaftueshme për të qeverisur e vetme. Qeveria e pakicës, e formuar pas disa javë bisedimesh aleancash, përbëhet nga anëtarë të Partisë konservatore Demokratike të Serbisë të Koshtunicës (DSS), G17 Plus liberale dhe Lëvizja e Ringjalljes Serbe dhe koalicioni Serbia e Re. Ajo gjithashtu mbështetet nga Partia Socialiste e Serbisë e ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq.