Vrasja e George Floyd
vrasje policore e një afro-amerikani në Minneapolis, Minnesota në vitin 2020 / From Wikipedia, the free encyclopedia
Më 25 maj 2020, George Floyd, një burrë me ngjyrë 46 vjeç, u vra në Minneapolis, Minesota kur oficeri i policisë (mashkull i bardhë) Derek Chauvin i vuri gjunjët në qafë për gati nëntë minuta ndërsa Floyd u prangos dhe u shtri me fytyrën poshtë në rrugë.[1] Dy oficerë të tjerë e përmbajtën më tej Floyd-in, dhe një i katërt i ndaloi shikuesit të ndërhyjnë.[2] Floyd, i cili u arrestua me dyshimin se përdori një faturë të falsifikuar, iu lut për jetën e tij, duke u thënë vazhdimisht oficerëve "Nuk mund të marr frymë".[3][4] Gjatë tri minutave të fundit, Floyd ishte pa lëvizje dhe nuk kishte puls.[5][6] Oficerët injoruan lutjet e shikuesve që të lëshojnë Floydin, dhe gjuri i Chauvin mbeti në qafën e Floyd ndërsa teknikët e urgjencës mjekësore u përpoqën ta trajtojnë.
Data | 25 maj 2020 (2020-05-25) |
---|---|
Koha | rr. 20:01-21:15 CDT (UTC−5) |
Vendndodhja | Minneapolis, Minnesota |
Koordinatat | 44.9343°N 93.2624°W / 44.9343; -93.2624 |
Akuzat |
|
Policia fillimisht pretendoi se Floyd i kishte rezistuar arrestimit, por pasi pamjet e kamerave të sigurisë dhe videot e bëra nga dëshmitarët qarkulluan gjerësisht, të katër oficerët u pushuan nga puna. Dy autopsitë zbuluan se vdekja e Floyd ishte një vrasje.[7][8] Chauvin u akuzua për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë[9] dhe tre oficerët e tjerë janë akuzuar për ndihmë dhe nxitje të vrasjes së shkallës së dytë.[10] FBI dhe Byroja e Minesota për Përceptimin e Krimeve po hetojnë të gjithë incidentin.[11][12]
Vdekja e Floyd shkaktoi demonstrata dhe protesta në të gjithë botën kundër përdorimit të forcës së tepërt nga policia, mungesës së përgjegjësisë së policisë dhe racizmit të policisë.[13][14] Protestat në zonën metropolitane Minneapolis-Saint Paul u bënë të dhunshme pasi një zonë policie dhe dy dyqane u dogjën dhe dyqanet u plaçkitën.[15] Disa demonstrues u përplasën me policinë, të cilët qëlluan me gaz lotsjellës dhe plumba gome.[16][17] Vdekja e Floyd është krahasuar me vdekjen e Eric Garner, një njeri me ngjyrë që përsëriti "Nuk mund të marr frymë" ndërsa ishte në një shtrëngim fatal të vendosur nga një oficer i policisë në New York City më 2014.[18][19]