Albin Kurti
Aktivist dhe politikan kosovar, kryeministër i Kosovës / From Wikipedia, the free encyclopedia
Albin Kurti (i lindur më 24 mars 1975) në Prishtinë, është një politikan dhe aktivist shqiptar, që shërben si kryeministër i Kosovës që nga 22 marsi 2021, pasi ka shërbyer më parë në atë rol midis shkurtit dhe qershorit 2020. Ai u bë i njohur në vitin 1997 si nënkryetar i sindikatës studentore të Universitetit të Prishtinës dhe organizator kryesor i demonstratave jo të dhunshme në vitet 1997 dhe 1998. Kur Adem Demaçi u bë përfaqësues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kurti punoi në zyrën e tij. Ai është deputet i Kuvendit të Kosovës që nga viti 2010 në tre legjislatura radhazi.[1] Prej 21 janarit 2018, Albin Kurti është kryetar i partisë së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) të cilën e themeloi dhe e drejtoi në vitet 2005 deri më 2015.
Fakte të shpejta Kryeministri i 4-të i Kosovës, Presidenti ...
Albin Kurti | |
---|---|
Kryeministri i 4-të i Kosovës | |
Titullar | |
Në detyrë 22 Mars 2021 | |
Presidenti | Glauk Konjufca Vjosa Osmani |
Zëvendës | Besnik Bislimi Donika Gërvalla-Schwarz Emilija Rexhepi |
Paraprirë nga | Avdullah Hoti |
Në detyrë 3 Shkurt 2020 – 3 Qershor 2020 | |
Presidenti | Hashim Thaçi |
Paraprirë nga | Ramush Haradinaj |
Pasuar nga | Avdullah Hoti |
Lideri i Opozitës | |
Në detyrë 3 Qershor 2020 – 22 Mars 2021 | |
Paraprirë nga | Kadri Veseli |
Pasuar nga | Enver Hoxhaj |
Kryetar i Vetëvendosjes | |
Në detyrë 21 Janar 2018 – Në detyrë | |
Paraprirë nga | Visar Ymeri |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 24 Mars 1975 Prishtinë, ish-Jugosllavi, (tani Kosovë) |
Partia politike | Lëvizja Vetëvendosje |
Bashkëshortja/et | Rita Augestad Knudsen |
Fëmijët | 1 |
Arsimimi | Universiteti i Prishtinës |
Punësimi | Politikan, Aktivist |
Nënshkrimi | |
Mbylle