Aleksandri VI
From Wikipedia, the free encyclopedia
Papa Aleksandri VI (Rodrigo Borgia l. 1 janar 1431, Xàtiva - v. 18 gusht 1503, Roma) ishte papa i 214 i Kishës Katolike.[1] Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më 11 gusht 1492 dhe deri më 18 gusht 1503. Paraardhës i tij ishte papa Inoçenti VIII, ndërsa pasardhësi Papa Piu III. Ai është një nga papët më të diskutueshëm të Rilindjes, dhe mbiemri i tij valencian i italizuar, Borgia, u bë një legjendë për libertinizëm dhe nepotizëm, të cilat tradicionalisht janë konsideruar si ato gjëra që e karakterizojnë papatin e tij. Megjithatë, reputacioni i tij është përpiluar kryesisht nga armiqtë e tij, të prelatës italiane dhe baronëve fuqia e të cilëve u shkatërrua nga ai. Dy nga pasardhësit e Aleksandrit, Sixtus V dhe Urban VIII, e përshkruajnë atë si një nga papët më të shquar që nga Shën Pjetrit.[2] Reputacioni i tij qëndron më shumë në aftësitë e tij të konsiderueshme si një diplomat, politikan, dhe administrator civil dhe jo si një pastor , edhe pse lidhur me këtë të fundit ai nuk ishte më pak efektiv se çdo papë tjetër.[3]
Papa Aleksandri VI | |
---|---|
papa i 214 i Kishës Katolike | |
Zgjedhja | 11 gusht 1492 |
Shugurimi peshkopal | 26 gusht 1492 |
Fundi papatit | 18 gusht 1503 |
Kardinalë të emëruar | shiko kategorinë |
Paraardhësi | papa Inoçenti VIII |
Pasardhësi | Papa Piu III |
Emri | Rodrigo Borgia |
Lindja | Xàtiva, 1 janar 1431 |
Vdekja | Roma, 18 gusht 1503 |
Varrimi | Kisha Shën Mëria e spanjollëve në Monserrato |