Arena Toshe Proeski
From Wikipedia, the free encyclopedia
Arena Toshe Proeski (Maqedonisht: Тоше Проески Арена), i njohur edhe si Telekom Arena (Maqedonisht: Телеком арена) për arsye sponsorizimi, është një stadium shumë qëllimore në Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut. Aktualisht përdoret kryesisht për ndeshjet e futbollit, por nganjëherë edhe për koncerte muzikore apo ngjarje të tjera. Është shtëpia e FK Rabotniçkit nga Shkupi, që garon në Ligën e Parë të Maqedonisë, në të njëjtën kohë është shtëpia e ekipit kombëtar të futbollit të Maqedonisë në pothuajse të gjitha rastet (vendet e tjera të rralla të zgjedhura si Stadiumi Goce Delçev në Prilep ose SRC Biljanini Izvori në Ohër). Më 30 qershor 2015, UEFA njoftoi se Arena Kombëtare Philip II e Maqedonisë do të organizojë Kupën Super UEFA 2017, finalen e parë të konkurrencës së UEFA-s në Maqedonië e Veriut.[2]
Emrat në të kaluarën | City Park (1947-2009) Arena Filip II (2009-2019) |
---|---|
Vendndodhja | Shkup, Maqedonia e Veriut |
Operatori | JPSSO |
Kapaciteti | 33,460[1] |
Ndërtimi | |
Hapur | 1947 |
Zgjeruar | 2011 |
Përdoruesit | |
KF Vardar (1947-2021) KF Rabotniçki Kombëtarja maqedonase e futbollit (1994-sot) |