Arkitektura ARM
From Wikipedia, the free encyclopedia
ARM-ja është një arkitekture me instruksione (instruction set architecture (ISA)) RISC (reduced instruction set computer) 32-bit e krijuar nga ARM Holdings. Ishte e njohur si Makineria RISC e avancuar, dhe përpara kësaj si Acorn RISC Machine. Arkitektura ARM është ISA 32-bit me e përdorur sipas sasisë se prodhuar.[1][2] Fillimisht u konceptua si një procesor për kompjutera personal me desktop nga Acorn Computers, një treg tashme i zotëruar nga familja x86 e përdorur nga kompjutera te pajtueshëm me platformën IBM PC. Thjeshtësia relative e procesorëve ARM i beri ato te përshtatshëm për aplikacione me fuqi te vogël. Kjo i beri ato zotërues ne tregun e celulareve dhe elektronikes se ngulitur si mikroprocesore dhe microcontrollues relativisht te vegjël dhe me çmim te ulet.
|
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(kategoria) Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Ne 2007, rreth 98 perqind e me shume se një bilion celulareve te shitur përdorin te paktën një procesor ARM.[3] Ne 2009, procesorët ARM japin llogari për afërsisht 90 % te te gjithë procesorëve te ngulitur RISC 32-bit. Procesorët ARM përdoren gjerësisht ne elektroniken e konsumit, duke përfshire PDA-te, celularet, median digjitale, konzolat e lojërave qe mbahen ne dore, makinave llogaritëse dhe për hard drive-t dhe router-et.
Arkitektura ARM është e licensueshme. Kompanitë qe kane ose kane patur licensen ARM përfshijnë Alcatel-Lucent, Apple Inc., Atmel, Broadcom, Cirrus Logic, Digital Equipment Corporation, Freescale, Intel (permes DEC), LG, Marvell Technology Group, NEC, Nuvoton, NVIDIA, NXP (me pare e quajtur Philips), Oki, Qualcomm, Samsung, Sharp, STMicroelectronics, Symbios Logic, Texas Instruments, VLSI Technology, Yamaha dhe ZiiLABS.
Procesorët ARM krijohen nga ARM dhe te licencuarit e ARM-se. Shembujt me te njohur te familjeve te procesorëve ARM te ARM Holdings përfshijnë ARM7, ARM9, ARM11 dhe Cortex. Shembuj te procesorëve ARM te krijuar nga te licencuarit e rëndësishëm përfshijnë DEC StrongARM, Freescale i.MX, Marvell (me pare e quajtur Intel) XScale, Nintendo, NVIDIA Tegra, ST-Ericsson Nomadik, Qualcomm Snapdragon, dhe linjës se produkteve Texas Instruments OMAP.