Arkitektura Indo-Saraçene
From Wikipedia, the free encyclopedia
Arkitektura Indo-Saraçene (e njohur edhe si Indo-Gotike, Hindu-Gotike, Mogul-Gotike dhe Neo-Mogule) ishte një stil arkitekturor i arkitektëve britanikë në fundin e shekullit të XIX i zhvilluar në Indinë Britanike. Ajo mori elementë nga Arkitektura vendase Indo-Islamike dhe Arkitektura Indiane, dhe e kombinoi atë me Arkitekturën Gotike ose Revivali Gotik dhe Arkitektura Neoklasike të parapëlqyera në Britaninë Viktoriane. Stili arriti kulmin në perëndim me publikimin e pikëpamjeve të ndryshme nga William Hodgesdhe dyshja Daniell (William Daniell dhe xhaxhai i tij Thomas Daniell), afërsisht nga viti 1795. Saraçene ishte një term i përdorur nga romakët e lashtë për t'ju referuar një populli që jetonte një zonat shkretëtirore brenda dhe rreth provincës romake të Arabisë dhe që ishin të dalluar nga arabët.[1] Ndërtesa e parë Indo-Saraçene thuhet se qe pallati i Çepaukut, i vendosur në lagjen e Çepaukut, në Çenain e sotëm (Madras). Çenai thuhet se zotëron shumë ndërtesa të kësaj arkitekture, disa nga të cilat janë Victoria Public Hall, Gjykata e Lartë e Madrasit, Ndërtesa e Senatit të Universitetit të Madrasit, Stacioni Qendror i Çenait etj. Shumcia e këtyre ndërtesave tani janë klasifikuar si kategoria e ndërtesave të trashëgimisë siç parashikohet nga Archaeological Survey of India (ASI) që ka përgjegjësinë e ruajtjes së tyre.