Astrologjia
From Wikipedia, the free encyclopedia
Astrologjia është fusha që studion ndikimin e trupave qiellorë në jetën që zhvillohet në planetin Tokë, veçanërisht ndikimin e planetëve të sistemit tonë diellor.
Në botë ka disa astrologji: astrologjia perëndimore, indiane (siderale), kineze, etj. Në astrologjinë perëndimore, e cila është më e përdorura në Shqipëri dhe Perëndim, shenjat zodiakale ndahen në 12 me nga 30 gradë secila. Zodiaku tropikal bazohet tek ekuinokset dhe solsticet dhe jo tek yjesitë. Këto të fundit thjesht u kanë dhënë emrat shenjave, të cilat nuk janë tjetër veçse ndarje të qiellit në 12 pjesë të barabarta. Në astrologjinë perëndimore studiohet ndikimi i Diellit, Hënës, planetet e sistemit tonë diellor, dhe jo yjet e largët. Përveç këtyre studiohen katër pikat kryesore të hartës që janë Ashendenti (shenja në ngritje), Deshendenti (shenja në Zbritje), Mesqiellori dhe Fundqiellori, si edhe 12 shtëpitë e horoskopit. Të gjitha këto përshkruajnë atë që quhet hartë qiellore. Astrologjia ka edhe degët e saj: astro-mjekësia, sinastria, tranzitet planetare dhe revolucioni diellor etj. Interpretimi i hartës qiellore të lindjes quhet astrografi, ndërsa parashikimet në bazë të hartës horoskop.. [1]