Bajti
From Wikipedia, the free encyclopedia
Bajti është një njesi e informacionit dixhital qe zakonisht perbehet nga 8 bite. Historikisht, bajti ishte numri i biteve që përdoreshin për të shifruar një karakter të vetëm të një teksti në kompjuter[1][2] dhe për këtë arsye është njësia më e adresueshme e memories në shumë arkitektura kompjuterike. Madhësia e një biti ka qenë historikisht e lidhur me pjesën e ngurtë dhe nuk kanë ekzistuar standartet përfundimtare rreth madhësisë.Standarti de facto I 8 bitëve është e përshtatshme për lejimin e vlerave ndërmjet 0 deri 255 për një bajt. Standartet Ndërkombëtare IEC 80000-13 kodifikuan këtë kuptim të përbashkët. Shumë lloje aplikacionesh përdorin informacion të prezantuar në 8 8 ose më pak bite dhe optimizohet për përdorim të përbashkët. Popullariteti I arkitekturave të mëdha informatike komerciale ka ndihmuar në pranimin kudo të madhësisë prej 8-bit.[3]
Njësia octet ishte e përcaktuar të paraqesë në mënyrë të qartë një sëkuencë prej 8-bitesh për shkak të dykuptimtësisë të lidhur në të njëjtën kohë më bitin.[4] Përdorimi I termit octad(e) për 8 bit nuk është më e përdorur në kohët e sotme.[5][6]