Bashkimi Ekonomik Evraziatik
From Wikipedia, the free encyclopedia
Bashkimi Ekonomik Euroaziatik (BEE) është një bashkim ekonomik i shteteve me vendndodhje në Azinë veriore dhe Evropën jugore. Marrëveshja e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik u firmos më 29 maj 2014 nga udhëheqësit e Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Rusisë, dhe hyri në fuqi më 1 janar 2015.[1] Marrëveshjet që synonin pranimin e Armenisë dhe Kirgizistanit në organizatë u firmosën respektivisht më 9 tetor dhe 23 dhjetor 2014. Armenia u bë shtet antar në BEE më 2 janar 2015, kurse Kirgizistani më 6 gusht 2015.[2][3][4] Kjo e fundi mori pjesë në BEE si një shtet i aderuar.[5][6]
Bashkimi Ekonomik Euroaziatik ka një treg të vetëm të integruar prej 183 milion njerëz dhe një prodhim të brendshëm bruto prej mbi 4 trilion dollarë amerikanë (PPP).[7] BEE prezanton lëvizjen e lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve dhe parashikon politika të përbashkëta në sferën makroekonomike, transport, industrinë dhe bujqësinë, energjinë, tregtinë e jashtme dhe investimet, doganat, rregullimin teknik, konkurrencën dhe rregullimin e antitrustit. Dispozitat për një monedhë të vetme dhe integrim më të madh parashikohen në të ardhmen. Bashkimi operon përmes institucioneve mbikombëtare dhe ndërqeveritare. Këshilli i Lartë Ekonomik Euraziatik është organi suprem i Bashkimit, i përbërë nga Kryetarët e Shteteve Anëtare. Niveli i dytë i institucioneve ndërqeveritare përfaqësohet nga Këshilli Ndërqeveritar Euroaziatik (i përbërë nga Kryetarët e qeverive të shteteve anëtare). Puna e përditshme e BEE bëhet përmes Komisionit Ekonomik Euraziatik, organi ekzekutiv i Bashkimit. Ekziston edhe një organ gjyqësor - Gjykata e BEE.[8]