Branislav Ivanoviq
futbollist serb / From Wikipedia, the free encyclopedia
Branislav Ivanović (Serbisht: Бранислав Ивановић, lindur më 22 shkurt 1984) është një futbollist profesionist serb i cili luan si mbrojtës për klubin rus Zenit Saint Petersburg.
Ivanović duke luajtur për Zenit Saint Petersburg (2018) | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Branislav Ivanović[1] | ||
Datëlindja | (1984-02-22) 22 shkurt 1984 (40 vjeç)[1] | ||
Vendlindja | Sremska Mitrovica, RSF Jugosllavia | ||
Gjatësia | 1.85 m (6 ft 1 in)[2] | ||
Pozicioni | Mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | FC Zenit Saint Petersburg | ||
Numri | 6 | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2002–2004 | FK Srem | 19 | (2) |
2004–2006 | OFK Beograd | 55 | (5) |
2006–2008 | FC Lokomotiv Moska | 54 | (5) |
2008–2017 | Chelsea | 261 | (22) |
2017– | FC Zenit Saint Petersburg | 86 | (7) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2003–2007 | Serbia U21 | 38 | (4) |
2005–2018 | Serbia | 105 | (13) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 14 mars 2020 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 22 qershor 2018 |
Ivanović filloi karrierën e tij me klubin FK Srem. Në janar 2004 ai u tranferua në divizionin e lartë te OFK Beograd. Dy vite më vonë ai u tranferua te klubin rus Lokomotiv Moska, ku luajti për dy sezone dhe fitoi Kupën e Rusisë në vitin 2007. Në janar 2008, Ivanović nënshkroi kontratë me klubin anglez Çelsi për 9 milion £. Si lojtar i Çelsit, ai fitoi tri tituj të Premier Ligës, tre Kupa FA, një Kupë të Ligës, UEFA Ligën e Kampioneve si dhe Ligën e Evropës. Ivanović u emërua dy herë në Skuadrën e Vitit. Në shkurt të vitit 2017, ai u kthye në klubin rus Zenit.
Ivanović luajti për Serbinë për herë të parë në qershor 2005 dhe u bë lojtari me më shumë paraqitje, duke luajtur në 105 ndeshje dhe duke shënuar 13 gola. Ai ishte kapiten i kombëtares nga viti 2012 deri pak para Kampionatit Botëror 2018. Pas kampionatit botëror, ai u bë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e kombëtares serbe.[3]