Byreku
From Wikipedia, the free encyclopedia
Byreku apo Bureku (shpesh edhe Lakror) është një gatesë që bën pjesë tek brumërat e pjekur e të mbushur, i përgatitur nga petë të holla. Ajo e ka origjinën në kuzhinën turke.
Kjo gatesë është e popullarizuar në të gjitha kuzhinat e shteteve të ish Perandorisë Osmane, përfshirë këtu edhe kuzhinën Shqiptare. Bureku mund të jetë i mbushur me djath, me mish, spinaq dhe perime të ndryshme. Ai zakonisht përgatitet në një tepsi të madhe dhe prehet në pjesë më të vogla pas pjekjes. Në fund, shpesh i hidhet susam mbi të.