Cristiano Ronaldo
futbollist portugez / From Wikipedia, the free encyclopedia
Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro (Portugalisht: kɾiʃˈtjɐnu ʁoˈnaɫdu; lindur më 5 shkurt 1985) është një futbollist profesionist portugez i cili luan si sulmues për klubin saudit Al Nassr dhe kombëtaren portugeze. Ai është kapiten i të dy ekipeve. I konsideruar shpesh si lojtari më i mirë i botës dhe një nga më të mirët e të gjitha kohërave,[3][4][5] Ronaldo ka fituar Topin e artë pesë herë, duke qënë lojtari evropian me më shumë trofe, si dhe i pari që ka fituar katër Këpuca të Arta Evropiane. Ai ka fituar 27 trofe në karrierën e tij, përfshirë pesë kampionate, pesë Liga Kampionesh si dhe një edicion të UEFA Kampionat Evropian. Një golashënues prolifik, Ronaldo mban rekordin si lojtari me më shumë gola të shënuar në pesë ligat kryesore të Evropës (412), në Ligën e Kampioneve (121), në UEFA Kampionatin Evropian (9), si dhe është rekordmen për numrin e asisteve në Ligën e Kampioneve (34) dhe UEFA Kampionatin Evropian (6). Ai ka shënuar më shumë se 690 gola me klube dhe kombëtare.
Ronaldo me Portugalinë në Kupën e Botës 2018 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro | ||
Datëlindja | (1985-02-05) 5 shkurt 1985 (39 vjeç)[1] | ||
Vendlindja | Funchal, Madeira, Portugali | ||
Gjatësia | 1.87 m (6 ft 2 in)[2] | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Al Nassr | ||
Numri | 7 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1992–1995 | Andorinha | ||
1995–1997 | Nacional | ||
1997–2002 | Sporting CP | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2002–2003 | Sporting CP | 25 | (3) |
2003–2009 | Manchester United | 196 | (84) |
2009–2018 | Real Madrid | 292 | (311) |
2018–2021 | Juventus | 98 | (81) |
2021–2022 | Manchester United | 40 | (19) |
2023– | Al Nassr | 36 | (36) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2001 | Portugalia U15 | 9 | (7) |
2001–2002 | Portugalia U17 | 7 | (5) |
2003 | Portugalia U20 | 5 | (1) |
2002–2003 | Portugalia U21 | 10 | (3) |
2004 | Portugalia U23 | 3 | (2) |
2003– | Portugalia | 205 | (128) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 25 shkurt 2024 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 24 nëntor 2023 |
Ronaldo u lind dhe u rrit në ishullin portugez të Madeiras, kurse në moshën 15 vjeç u diagnostifikua me një sëmundje në zemër, rrahjet e të cilës ishin më të shpeshta se normalja. Ai u operua për t'u shëruar nga sëmundja dhe nisi karrierën e tij futbollistike me Sporting CP, para se të firmoste në Angli me Manchester United në vitin 2003 në moshën 18 vjeç. Pasi fitoi trofeun e parë, Kupën FA, gjatë sezonit të tij të parë në Angli, ai ndihmoi Unitedin të fitonte tre tituj të Premier Ligës, një trofe të Ligës së Kampioneve si dhe FIFA Kupën e Botës për Klube. Në moshën 22 vjeç, ai ishte nominuar për çmimet Topi i artë dhe FIFA Lojtari Botëror i Vitit, kurse në moshën 23 vjeç, i fitoi të dyja. Në vitin 2009, ai firmosi me klubin spanjoll Real Madrid për 94 milion €, duke u bërë, në atë kohë, transferimi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave.
Ronaldo fitoi 15 trofe me Real Madridin, përfshirë dy tituj të La Ligas, dy Kupa të Mbretit, katër Liga Kampionesh, dy Superkupa Evropiane dhe tre Kupa Bote për Klube. Ai u bë edhe golashënuesi më i mirë i historisë së klubit, duke shënuar plot 34 hat-trick në La Liga, një rekord, përfshirë tetë në sezonin 2014–15,[note 1] si dhe u bë lojtari i vetëm që ka shënuar 30 ose më shumë gola në gjashtë sezone rresht në La Liga. Pasi ju bashkua Madridit, Ronaldo u rendit i dyti në garën për Topin e artë tre herë, në të treja rastet mbrapa Lionel Messit, rivalit të tij, para se t'a fitonte këtë çmim dy herë rresht në vitet 2013 dhe 2014. Pasi fitoi Ligën e Kampioneve në vitet 2016 dhe 2017, Ronaldo siguroi edhe dy Topa të artë rresht. Pasi fitoi një tjetër Ligë Kampionesh, këtë herë për të tretin vit rresht, Ronaldo u bë lojtari i vetëm e fitoi këtë trofe pesë herë.[6] Në vitin 2018, ai u transferua te Juventus për një shifër fillestare 100 milion €; kjo shifër ishte më e larta që një klub italian kishte paguar për një lojtar mbi 30 vjeç.
Një lojtar i kombëtares portugeze, Ronaldo u shpall lojtari më i mirë portugez i të gjitha kohërave nga Federata Portugeze e Futbollit në vitin 2015. Ai debutoi për ekipin e të rriturve në vitin 2003 në moshën 18 vjeç, dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar mbi 150 paraqitje; ai ka luajtur dhe ka shënuar në tetë turnamente madhore, duke qënë gjithashtu lojtari me më shumë gola dhe ndeshje i Portugalisë. Ronaldo shënoi golin e parë me kombëtaren në UEFA Euro 2004, ku ai ndihmoi Portugalinë të arrinte në finale. Ai u bë kapiten në korrik 2008, duke udhëhequr ekipin në rezultatin e hyre më madhor në histori, fitimin e UEFA Euro 2016, ku ai mori edhe Këpucën e argjendë si golashënuesi i dytë më i mirë i turnamentit; pas kësaj, ai u bë lojtari evropian me më shumë gola ndërkombëtar në histori.[7] Ai është një nga atletët më të reklamuar të botës, duke u renditur si më i pasuri në vitet 2016 dhe 2017 nga Forbes, si dhe u shpall atleti më i famshëm nga ESPN në vitet 2016, 2017 dhe 2018.