Deti i Japonisë
From Wikipedia, the free encyclopedia
Deti i Japonisë është një det margjinal i pjesës perëndimore të Oqeanit Paqësor, ndërmjet kontinent aziatik, arkipelagut japoneze dhe nga Sakhalini. Kufizohet nga Japonia, Koreja e Veriut, Rusia dhe Koreja e Jugut. Ashtu si Deti Mesdhe, nuk ka pothuajse asnjë baticë për shkak të mbylljes të tij pothuajse të plotë nga Oqeani Paqësor[1]. Ky izolim gjithashtu reflekton në speciet e florës dhe në kripësinë e ujit, e cila është më e ulët se në oqean. Deti nuk ka ishuj, gjire apo kepe të mëdhenj. Pak lumenj derdhen në det dhe kontributi i tyre total për shkëmbimin e ujit është rreth 1%.
Deti i Japonisë 日本海 | |
---|---|
Harta e detit të Japonisë | |
Shtetet bregdetare | Japonia Rusia Stampa:Country data North Korea Koreja e Veriut Korea Jugore |
Vendndodhja | Oqeani Paqësor |
Koordinatat | 39.8°N 134.5°E / 39.8; 134.5 |
Lloji | Det margjinal |
Sipërfaqja | 978 000 km2 |
Thellësia mesatare | 1752 m |
Thellësia maksimale | 3742 m |
Detit është i karakterizuar nga përqendrim i lartë i oksigjenit të tretur që rezulton në produktivit të lartë biologjik. Prandaj, peshkimi është aktiviteti ekonomik dominues në rajon. Intensiteti i dërgesave përmes detit ka qenë jo shumë i lartë për shkak të çështjeve politike, por ai është në rritje si rezultat i rritjes së ekonomive të Azisë Lindore. Ekziston një polemikë në lidhje me emrin e detit me Korenë e Jugut e cila e njeh atë me emrin "Deti i Lindjes".