shërbim i rrjeteve sociale në pronësi të Meta Platforms / From Wikipedia, the free encyclopedia
Facebook është një rrjet shoqëror i hapur në shkurt të vitit 2004, i zotëruar dhe i drejtuar nga Facebook.Inc[1] Që nga shtatori i 2012-ës, Facebook ka mbi pesë miliard përdorues aktivë,[2] më shumë se gjysma e të cilëve e përdorin Facebook-un në një pajisje celular.[3] Përdoruesit duhet të regjistrohen përpara se të përdorin faqen, pas të cilit ata mund të krijojnë një profil personal, të shtojnë përdoruesit e tjerë si miq, të shkëmbejnë mesazhe, duke përfshirë njoftimet automatike kur ndryshojnë profilin e tyre. Përveç kësaj, përdoruesit mund t'iu bashkohen grupeve me interesa të përbashkëta, të organizuar sipas vendit të punës, shkollës ose kolegjit, ose sipas karakteristikave të tjera, dhe të kategorizojnë miqtë e tyre në lista si "Njerëzit nga puna" ose "Miqtë e ngushtë".
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
|
Webfaqja | www.Facebook.com |
---|---|
Komercial | po |
Tipi i faqes | Social software |
Gjuha(t) e gjendshme | Në 140 gjuha |
Pronari | Facebook Inc. |
Krijuar nga | Mark Zuckerberg, Dustin Moskovitz, Chris Hughes, Eduardo Saverin |
Lëshuar më | shkurt 2004 |
Të ardhura | 150 Millionen US-Dollar |
Facebook u themelua nga Mark Zuckerberg me shokët e dhomës dhe shokët studentë Eduardo Saverin, Andrew McCollum, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes.[4] Antarësimi në faqe fillimisht u kufizua nga themeluesit te studentët e Harvardit, por u zgjerua në kolegjet e tjera në zonën e Bostonit, në Ivy League, dhe në Universitetin Stanford. Gradualisht u shtua mbështetja edhe për studentët në universitete të ndryshme përpara se të hapej për studentët e shkollave të mesme dhe përfundimisht për këdo mbi 13 vjeç. Megjithatë, sipas një ankete të Consumer Reports e realizuar në maj 2011, janë 7.5 milionë fëmijë nën 13 vjeç me një llogari dhe 5 milionë nën 10 vjeç, duke shkelur kushtet e shërbimit të faqes.[5]